Kosovarët aplikojnë për viza me dokumente të falsifikuara, Policia del me apel: Do t’i bartni pasojat

0
197

Ambasadat e huaja që veprojnë në Kosovë kanë çuar në Polici një numër të madh të dosjeve me dokumente të falsifikuara, të cilat i kanë paraqitur kosovarë kur kanë aplikuar për viza.

Për këtë arsye Policia e Kosovë u ka bërë apel qytetarëve që të mos bien pre e këtyre dokumenteve, pasi kjo është një vepër penale.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të lëndëve për hetim të dërguara nga Ambasadat në Kosovë, që ndërlidhen me veprimet e qytetarëve gjatë aplikimit për pajisje me viza, me dokumente të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dokumentet që po falsifikohen më së shpehti janë falsifikimi i certifikatës së gjuhës gjermane, i dokumentit të Trustit dhe i dokumentit të pasqyrës bankare.

“Referuar kësaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, pasi që në këtë mënyrë bien ndesh me ligjin dhe kryejnë vepër penale për të cilën do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë”.

“Identifikimi i dokumenteve të tilla është lehtë i zbatueshëm dhe se asnjë person me dokumente të tilla nuk mund të kalojë në asnjë ambasadë dhe si pasojë personat të cilët bëjnë një shkelje të tillë bartin me vete pasojat si: Regjistrohen në ambasada se të njëjtit kanë aplikuar me dokument të falsifikuar dhe mund të kenë pasoja në të ardhmen për udhëtime jashtë vendit dhe pasojat ligjore të cilat parashihen me Kod Penal për falsifikim të dokumentit”.

Për falsifikimi të dokumentit apo përdorim me dije i dokumentit të falsifikuar parashihen burgim deri në katër vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here