Suedia e drejtuar nga kapitenia, Kosovare Asllani shënoi një fitore të madhe mbrëmë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Suedezet triumfuan 0:2 ndaj Serbisë në ndeshjen e zhvilluar në Leskovc, shkruan Gazeta Express.
Nga fillimi e deri në fund në këtë ndeshje luajti edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani e cila njëherit ishte edhe kapitene e skuadrës.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 dhjetor në Suedi.