Kosova vazhdon garat në Kupën Botërore të boksit “Felix Stamm”, në fokus Donjeta Sadiku

0
62

Dy boksierë nga Kosova do të paraqiten sot në ringun e Kupës Botërore “Felix Stamm”, që po mbahet në Varshavë të Polonisë, shkruan 04 Online.

Në kategorinë deri në 60 kilogramë, kampionia Donjeta Sadiku do të përballet me polaken Alesandra Jankowiak. Ndërsa në peshën deri në 70 kilogramë, Shpetim Bajoku do të ndeshet me uzbekun Gofurjon Tokhirov.

U.d. e selektores Marjola Sallauka dhe selektori Faton Xhakli kanë shprehur besimin në paraqitjet e sportistëve tanë dhe shpresojnë në fitore të dyfishtë.

Ndërkohë, garuesi Bashkim Bajoku u eliminua dje pas humbjes nga skocezi Cullen Aaron në kategorinë 55 kg.

Turneu po zhvillohet nga 10 deri më 17 maj në kryeqytetin polak./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here