Kosova U19 sot kërkon fitore historike ndaj Spanjës, do të bënte hap gjigant drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian

0
206

Kombëtarja e Kosovës U19 sot e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të kësaj grupmoshe pasi  luan me Spanjën, dhe me një rezultat pozitiv do të bënte një hap të madh drejt kualifkimit në Kampionatin Evropian, shkruan Reporteri.net.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 16:00

Kosova U19 ditën e enjte mori një fitore më se të merituar ndaj Austrisë U19 (1-0), duke e nisur me këmbë të mbarë në Elite Round.

‘Dardanët’ e rinj nën udhëheqjen e përzgjedhësit Adil Maliqi siguruan tri pikë pas një autogoli të Austrisë që u shënua në minutën e 49-të të takimit, duke bërë një hap gjigant në ‘luftën’ për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Sllovaki në 2025.

Kosova ndodhet në grupin 1 bashkë me Austrinë, Spanjën dhe Slloveninë.

Kosova pas xhiros së parë, zë vendin e parë në grup me 3 pikë,  kurse Spanja e Sllovenia kanë nga një pikë, ndërsa Austria është e fundit pa pikë. /Reporteri.net/.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here