Kosova u dërgon notë verbale shteteve të BE-së për dialogun

0
187

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës u ka dërguar notë verbale shteteve të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi përmes ambasadave të saj.

MPJD-ja ka bërë me dije se kjo notë verbale përmban qëndrimin e saj për zhvillimet në procesin e dialogut.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes ambasadave të Republikës së Kosovës ka përcjellë me notë verbale qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për Kohën.

Ministria nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e kësaj note verbale, por ka shtuar se “korrespodencat e tilla janë komunikim standard diplomatik, përmbajtjen e të cilave nuk e komentojmë”.

Në notën verbale mësohet se është shprehur kundërshtim dhe kritika serioze ndaj të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, “dhe njëanshmërinë e tij në procesin e dialogut”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here