Kosova sonte përballet me Qipron në “Fadil Vokrri”

0
88

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, dardanët do ta presin skuadrën e Qipros nga ora 20:45, shkruan Gazeta Express.

Dueli i parë u mbyll me fitore bindëse 0:4 nga Kosova, e njëjtë pritet të ndodhë edhe sonte.

“Dardanët” janë favorit absolut në letër dhe njëjtë pritet ta tregojnë edhe në fushën e blertë.

Pas fitores ndaj Lituanisë tri ditë më herët, atmosfera duket të jetë e mirë në kamp, ndërsa do të mungojë mesfushori Elvis Rexhbeçaj për shkak të kartonëve.

Momentalisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë në grupin 2 në Ligën C, tri më pak se Rumania që prin.

Në anën tjetër, Qipro është në pozitën e tretë me tri pikë, falë një fitoreje minimale ndaj Lituanisë në xhiron e parë.

Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, teksa do ta presë Lituaninë dhe udhëton për t’u përballur me Rumaninë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here