Kosova po përjeton çaste të rënda, pos gjendjes politike

0
116

Në harkun kohor prej rrethë 15 ditësh: në Prizren rrahet rëndë nje qytetar (përfundon në QKUK), në Klinë dy e mbajnë e njëri e godet pamëshirë !
E fundit (urojmë të jetë) në Lipjan, si në filma horor ndërron jetë një i ri.

Në të tri rastet protagonistë policia !

Urojmë që organet të zbardhin këto raste, sidomos të fundit.

Në polici, duhet një filtrim dhe edukim i pavarur, ashtuqë policia të ndërtoj marrëdhënie të shëndosha me qytetarin, në shërbim të ofrimit të siguris mirëqenjes së tij, qytetarit e vendit.

Poashtu, policët duhet të paguhen dinjitetshëm dhe jo të punojnë nga dy, tre e më shumë punë, sepse në këto raste asnjëren s’po mund ta bëjnë.

KMDLNj kërkon hetim të pavarur, dhe përgjegjësit e kësaj ngjarje tronditëse të përgjigjen para ligjit.

Shkruan: Bashkim Kajdomçaj – Koordinator rajonal i KMDLNj-së

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here