Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka përparuara për katër vende në renditjen e re të FIFA-s që është publikuar të enjten.
Kosova nga pozita e 105-të është ngjitur për në pozitën e 101-të me 1202.77 pikë.
Shqipëria ndërkohë ka pësuar rënie. Ka rënë nga pozita e 59-të në atë të 62-të.