Kosova përfaqësohet për herë të parë me një anëtare në këtë grup i cili është trup këshilldhënës i bordit të EUA dhe monitorues i programit Horizon Europe me Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, e cila u zgjodh anëtare e grupit strategik për hulumtime dhe inovacion të Asociacionit të Universiteteve Europiane (EUA).
Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte e Universitetit të Gjakovës Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj është zgjedhur nga Bordi i Asociacionit të Univesiteteve Europiane në një konkurencë nga rektorët dhe prorektorët e universiteteve të ndryshme evropiane si pjesë e grupit strategjik për hulumtime dhe inovacion të Asociacionit të Universiteteve Europiane (EUA) për një mandat dy vjeçar. Asociacioni i Universiteteve Europiane me seli në Bruksel dhe me një filiale në Zhenevë përbëhet nga 850 antarët dhe është ombrella më e madhe e Institucioneve të Arsimit të Lartë.
Asociacioni përfaqëson anëtarët e vet në rrafsh evropian dhe paraqet një forum të rrjetëzimit të arsimit të lartë!
Në vitin 2022, EUA rishikoi termat e referencës për të gjitha grupet e saj të ekspertëve dhe të punës së grupit dhe si rezultat i Grupit Punues për Politika Shkencore Hulumtuese (Research Policy Working Group – RPWG, i cili ka monitoruar zbatimin e programit Horizon 2020 dhe ka ndikuar në zhvillimin e politikave të Horizon Europe u formua Grupi i Strategjisë së Kërkimit dhe Inovacionit (RISG) me një përgjegjësi të gjerë për zhvillimin e strategjisë së kërkimit dhe inovacionit të EUA-së si dhe zhvillimin e politikave për të gjitha temat e rëndësishme hulumtuese për universitetet evropiane.
Ky grup do t’i jap këshilla dhe mbështetje Bordit të EUA bazuar në rishikimin e politikave si dhe duke formuluar e hartuar qëndrimet, deklaratat dhe rekomandimet e EUA mbi politikat evropiane të kërkimit dhe inovacionit. Grupi u krijua si një grup strategjik afatgjatë i EUA, me një rishikim të aktiviteteve të tij ngs Bordi çdo dy vjet. Çdo katër vjet RISG do të i propozoj Bordit një plan strategjik i cili i përcakton qëllimet specifike dhe fushat në të cilat do të fokusohet në periudhën e ardhshme katër vjeçare.