Kosova përballë Azerbajxhanit – Sfida vendimtare për “Dardanët”

0
56

Ekipi i përfaqësueses së Kosovës në basketboll do të zbresë sonte në parket për një nga sfidat më të rëndësishme në rrugëtimin e tij, përballë Azerbajxhanit. Një fitore në këtë përballje mund të jetë vendimtare për synimin e “Dardanëve” për t’u renditur në vendin e dytë në Grupin A dhe për të avancuar në fazën e ardhshme të garave, shkruan 04 Online.

Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të jetë arenë e kësaj përballjeje të zjarrtë, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese nga mbështetja e tifozëve, që gjithmonë kanë qenë lojtari i gjashtë i Kosovës në momentet vendimtare.

Përballja nis në ora 19:30 dhe Kosova hyn në këtë duel me synimin e qartë – ta sigurojë fitoren dhe ta vazhdojë ëndrrën e kualifikimit. Tifozët janë ftuar të jenë prezentë dhe të japin shtysën e tyre për ekipin, sepse çdo pikë, çdo top i fituar dhe çdo brohoritje mund të bëjë diferencën në këtë ndeshje vendimtare.

Sonte, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për forcën e secilit tifoz në tribunë!/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here