Kosova pa raste të fruthit, IKSHPK thekson rëndësinë e vaksinimit

0
135

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast të regjistruar me fruth.

“Në Kosovë, aktualisht nuk ka raste të regjistruara të fruthit, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës rithekson faktin se vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar fruthin dhe përhapjen e tij, krahas masave të tjera të kujdesit”, thuhet në njoftim.

IKSHPK shton se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse e shkaktuar nga një virus. Një në pesë raste mund të zhvillojë formë të rëndë të sëmundjes që mund të çojë në komplikime të rënda dhe në vdekje.

“Fruthi përhapet përmes pikave të vogla kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Fruthi është aq ngjitës sa nëse një person i infektuar kur bie në kontakt me dhjetë persona të pa vaksinuar, ai mund të infektojë nëntë prej tyre. Pandemia e COVID-19 ka çuar në një rënie të vazhdueshme të mbulimit të vaksinimit dhe mbikëqyrje të dobësuar të sëmundjes në vende të ndryshme globalisht, gjë që ka rritur rrezikun e përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët me kohë.

“Vaksina kundër fruthit është e sigurt dhe efektive. Ajo aplikohet në Kosovë që nga viti 1971. IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë ata me kohë. Si dhe, ata që për çfarëdo arsye e nuk janë vaksinuar me kohë sipas Kalendarit, të vaksinohen sa më parë në Qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2Fpfbid025mVNuK3Qqqhe23NJXyAbNa8jAmBDxbs5nGaxmhWR2Xid7k8p61To2XascQsdSUSBl&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here