Kosova organizon Kampionat Evropian të xhudos

0
206

Xhudoja kosovare të shtunën ka arritur një tjetër sukses të madh. Është zyrtarizuar vendimi i Unionit Evropian të Xhudos (EJU) që në Kosovë të organizohet Kampionat Evropian i xhudos.

Evropiani do të mbahet më 16 dhjetor, ndërsa është format i ri i ngjarjes kontinentale.

Zyrtarisht njihet si “European Championships Open”, ndërsa garuesit e kategorive të ndryshme do të garojnë mes vete. Evropiani i hapur do të organizohet në kategorinë deri 57 kg dhe atë deri 73 kg.

Fondi shpërblyes do të jetë 300 mijë euro dhe gara pritet të mbledhë xhudistët më të mirë në Evropë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here