Kosova nënshkruan marrëveshje me Malin e Zi, fluturimet shkurtohen për 15 minuta

0
149

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të premten se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimet ajrore me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Marrëveshja, sipas Kurtit, do të shkurtojë fluturimet për 15 minuta.

Në një konferencë për media, kreu i Qeverisë së Kosovës ka numëruar të mirat që vijnë për aviacionin civil pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Pritet të ketë ndikim edhe në çmimin e biletave.

“Nënshkrimi i marrëveshjes për shërbimet ajrore ishte hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Ofron mundësi të reja të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta. Një kompani ajrore që ka fluturuar katër herë në ditë, me këtë marrëveshje, mund ta shtojë edhe një fluturim. Zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme, ul koston e fluturimeve që ndikojnë në çmim të biletave. Korridoret dalëse dhe hyrëse mes Kosovës dhe Malit të Zi shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet ushtarake të NATO-s, ndërsa fluturimet komerciale nuk mund të realizoheshin. Hapet mundësia e lirive të fluturimeve të kompanive ajrore. Kjo marrëveshje është në punën e vazhdueshme për ushtrimin e sovranitetit ajror”, ka thënë Kurti./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here