Përgjegjësit e përfaqësueses së Kosovës në futboll tashmë kanë nisur kontaktet për supertalentin 16-vjeçar të Bayernit, Erblin Osmani.
Mesfushori debutoi në fundjavë në Bundesligë. Ai aktualisht luan për të rinjtë e Gjermanisë.
“Po, tashmë drejtori Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjarë të Erblin Osmanit”, ka thënë menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala në konferencë për shtyp të hënën.
Osmani ka luajtur për U16 të Gjermanisë dhe aktualisht është në grupmoshën U17. Por fakti që debutoi te Bayerni në moshën 16-vjeçare dëshmon se bëhet fjalë për talent shumë të madh.
Menaxheri Shala në konferencë ka shtuar se Leard Sadriu është ftuar te Kosova, si lojtari i 25-të. Sadriu është mbrojtës 24-vjeçar dhe paraqitet për Argesin në Rumani.














































