Kosova në munges të një Johnsoni që motivohet nga çerçillët e UÇK-së që gjenden në Hagë!

0
499

Nën “sinfonin” e cicërimave të zogjve, këtu në kasollën time, larg zhurmës së makinave dhe idiotëve në rritje të regjimit, duke lexuar librin e Boris Johnson, “FAKTORI ÇËRÇILL- si një burrë e bëri historinë”, për një moment mu dukën se mos z.Johnson ka jetuar një kohë edhe në realitetin e hidhur të Kosovës, kur e ka shkruar këtë libër.

Boris Johnson në kohën kur e ka shkruar këtë libër ishte kyetar i Londrës, i cili më von do të bëhet edhe kryeministër i Britanisë së Madhe.
Ai mburret dhe ndihet krenar që është qytetari i Britanisë… të cilën gjatë luftës së dytë botërore e ka udhëhequr Uinston Çërçilli.
Ajo që më bëri përshtypje në hyrjen e këtij libri që e kishte titulluar, “Një qen me emrin Çërçill” ishte përshkrimi i një rasti në një aeroport ku kishte blerë një pure me markën “ San Antonio Clurchill” ku edhe i lindën idea ta pyetën shtësin kush kishte qenë Çërçilli.
-Shurshili, ja kishte këthyer shitësi duke mos qen i sigurtë në pytje.
-I lufës, i luftës dytë botërore, e kishte plotësuar pytjen Johnson.

  • …nuk e di i tha shitësi dhe i rrudhi krahët!
    Johnson vazhdon rrëfimin:
    E vërteta është se nuk u duk keq nga shumë fëmijë të sotëm. Ata që i kushtojn vëmendje kur janë në shkollë, krijojnë përshtypje se ka qenë njeriu që luftoi Hitlerin për të shpëtuar çifitët. Por shumica e të rinjve, sipas një anketimi të kohëve të fundit, mendojn se Çërçilli është një qen në një reklam britanike për sigurime. Kjo për mu lë shijen e turpit, sepse është një figur që duhet t’i tërheqte të rinjtë e sotëm. Ka qenë i çuditshëm, madhështor, shpërthyes, i pazakonshëm, me rrobat e markës së vet si gjeni i gjithanshëm.
    ………..
    E ndava këtë pjesë nga libri për Çërçillin të Boris Johnson-it për të treguar, se lideri i shtetit pavarësishtë rrethanave dhe kohës që mundet me harru të kaluarën, duhet të ndihet krenar dhe në të njejtën kohë i motivuar nga të bëmat e parardhësve të tyre, që luftuan për liri.

Shkruan: Zafir BERISHA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here