Nga data 2 deri më 4 maj 2025, në qytetin Larisa të Greqisë, do të zhvillohet Turneu Ndërkombëtar “Achilleia”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të United World Wrestling (UWW), shkruan 04 Online.
Në këtë garë prestigjioze, Kosova po të përfaqësohet nga një ekip i përzgjedhur i mundësve, të cilët pritet të japin maksimumin për të arritur rezultate të larta: Flutura Zeneli, Vlorentina Cena, Harun Shipkovica, Ledion Ilazi, Altin Bislimi, Enis Latifi, Albi Susuri dhe Adis Berisha.
Ekipi i Kosovës po të udhëhiqet nga trajneri Sylejman Shala, ndërsa pjesë e delegacionit janë edhe anëtari i Bordit të Federatës së Mundjes së Kosovës, Isa Berisha, dhe trajneri Ziber Xhoni.
Kosova hyn në këtë turne me ambicie të larta dhe synim për të treguar nivelin dhe përgatitjen e shkëlqyer të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare. Suksese garuesve tanë!/04 Online