Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen ndaj Rumanisë, të vlefshme për Grupin I në kualifikueset për Euro 2024.
Me vetëm 2 pikë pas 2 ndeshjeve, Kosova kërkon vetëm pikët e plota ndaj rivalit direkt për pozitën e dytë, me Rumaninë që është momentalisht në atë pozitë me 6 pikë, shkruan GazetaBlic Sport.
Bazuar tek vlera e përgjithshme financiare, Kosova qëndron më mirë se kundërshtari, me ‘Dardanët’ që kanë vlerë rreth 100 milionë euro (99.58m), kurse rumunët, në anën tjetër, kanë vlerë rreth 78 milionë euro.