Hendbollistet e Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025. Të premten mbrëma në Hasselt, Kosova fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 32:28.
Hendbollistet kosovare dominuan sidomos në pjesën e parë, që përfundoi 19:12. Në pjesën e dytë belget u afruan, por pa rrezikuar fitoren e Kosovës.
Të shtunën nga ora 18:00, Kosova luan ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Me fitore kualifikohet në plejofin e kualifikimeve për Botëror.
Kapitenia Leonora Demaj i shënoi 9 gola nga 15 tentime për Kosovën. Marigona Hajdari i shënoi 8 gola nga 11 tentime, ndërsa Fitore Aliu i shënoi 8 gola nga 10 tentime.