Kosova ka çmimin më të lirë të derivateve në rajon

0
381

Kreu i shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se përkundër rritjes së cmimeve, Kosova ende ka cmimet më të lira të derivateve në rajon.

Ai në emisionin dPt te Fidani në T7 ka treguar se cmimet në rritje janë trend global dhe se ato mund të vazhdojnë të rriten.

“Çmimet nuk i përcaktojnë ne. I përcakton BERZA dhe OPEC. Ka ndikuar tepër edhe lufta Ukrainë-Rusi. Në 20 vitet e fundit kurrë çmime të larta nuk ka pasur në Europë dhe botë. I gjithë rajoni ka çmime më të larta se sa në Kosovë. Në Shqipëri është gati 2 euro çmimi i dizellit. E vetmja që e ka më lirë se ne është Maqedonia. Atje është çmimi diku 15 cent më I lirë për shkak të akcizës. Vetem tek dizeli. Benzina është e barabartë se ne”, ka thënë ai.

Berjani ka treguar se çmimi i benzinës ka rënë në botë dhe edhe në Kosovë.

“Benzina ka rënë për 120 dollarë në treg dhe menjëherë ka zbritur edhe tek ne”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here