Agjencia e Statistikave të Kosovës në uebfaqen e saj ka krijuar një opsion përmes të cilit qytetarët mund të kuptojnë se sa persona e kanë emrin e tyre në të gjithë Kosovën.
Opsioni “kërko emrin” ua mundëson shtetasve të Kosovës të shikojnë trendin e emrit përgjatë viteve në grafikun e popullaritetit.
Në kërkime rezulton se në Kosovë ka edhe qytetarë që mbajnë emrat e shumë yjeve të futbollit botëror.
Në Kosovë ka 115 persona me emrin Lionel (Messi), 12 Ronaldo, 5 Maldini, 4 Rivaldo, 3 Zidan, 2 Messi, 2 Gerrard, 1 Neymar, 1.
Ka edhe emra tjerë të yjeve të sportit. Si për shembull edhe të gjinisë femërore, 4 Evra (Patrice Evra), dy Nesta (Alessandro Nesta) dhe një Gjordan (Michael Jordan).
Shumë shqiptarë janë mbështetës të lojtarëve dhe klubeve të ndryshme evropiane. Një prej tyre është edhe trajneri Ismet Munishi. Ai djalit të tij ia ka vendosur emrin Diego. Munishi si lojtar të preferuar e ka legjendën e Argjentinës, Diego Armando Maradona./Koha