Kosova i hoqi vizat njëanshëm për Bosnjën, Sarrazin paralajmëron presion ndaj Dodikut për heqje të bllokadës

0
93

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë me gazetarë, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës që nga 1 janari 2025 të lejojë hyrjen e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës vetëm me karta të identitetit në Kosovë.

Në një diskutim online me gazetarët, Sarrazin pas samitit u shpreh se Gjermania ka bërë përpjekje për t’i bindur përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe ta tërheqin veton nacionale.

“E kemi bërë të qartë se kjo për neve është e domosdoshme dhe po ashtu Komisioni Evropian dhe partnerët tjerë evropianë kanë bërë përpjekje për ta finalizuar këtë. Por po ashtu ua kemi bërë të qartë se nuk do të japim karamele për këtë, nuk do të paguajmë, nuk do të ndryshojmë qëndrim sa i përket sanksioneve të Dodikut, sepse kjo ka të bëjë me përfitimet e qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës”.

“Mendoj se çdo qytetar në Kosovë e kupton se nuk do t’i japim karamele Dodikut për të kryer këtë. Është pozitive dhe lëvizje e mirë nga Qeveria e Kosovës që t’i lejojë qytetarët e Bosnjës të lëvizin lirshëm në Kosovë. Ky është shpirti që promovon Procesi i Berlinit dhe shpresoj që përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe të pajtohen rreth atyre që promovon Procesi i Berlinit”, u shpreh ai.

Sarrazini u shpreh se arritjet e Samitit të një dite më parë janë domethënëse. Në to përfshihet plani i ri i veprimeve për tregun e përbashkët rajonal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here