Kosova forcon ushtrinë: Pjesëmarrje në ushtrime ndërkombëtare dhe investime në pajisje moderne

0
126

Viti 2025 shënoi një periudhë të rëndësishme për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila u angazhua në trajnime intensive dhe ushtrime të përbashkëta me vendet e NATO-s. Ky angazhim ka synuar forcimin e aftësive operacionale dhe përgatitjen për çdo sfidë, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë kombëtare.

FSK ka avancuar edhe në modernizimin e kapaciteteve, me një fokus të veçantë në blerjen e armatimit dhe pajisjeve moderne, si autoblinda të prodhimit amerikan dhe dronë të avancuar. Po ashtu, FSK ka marrë raketa antitank Javelin nga SHBA dhe Panzerfaust 3 nga Gjermania, sisteme që forcojnë mbrojtjen dhe aftësitë operacionale.

Një moment kyç ishte pjesëmarrja e Kosovës në ushtrimin më të madh ndërkombëtar, “Defender Europe 2025”, ku Forca e Sigurisë e Kosovës demonstroi aftësitë e saj ushtarake dhe bashkëpunimin e ngushtë me aleatët. Ky angazhim ka rritur besimin dhe sigurinë e Kosovës si një partner të besueshëm në rajon dhe më gjerë.

Po ashtu, një marrëveshje trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë u nënshkrua për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe bashkëpunimin ushtarak. Ky vit ka treguar se Kosova është e angazhuar për rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe për t’u bërë një anëtare e plotë dhe e gatshme e NATO-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here