Kosova ende gjallë, mposht Zvicrën

0
307

Kosova ka mposhtur Kombëtaren e Zvicrës me rezultat 76-72.

“Dardanët” triumfuan 72:76 në ndeshjen dramatike e cila u zhvillua në Zvicër.

Helvetikët ishin vazhdimisht në avantazh, por basketbollistët kosovarë treguan forcë më të madhe në çerekun e fundit, për të fituar në fund.

Kësisoj, tani Kosova ka dy fitore ndaj Zvicrës dhe një humbje ndaj Danimarkës.

Më 5 gusht, “Dardanët” e presin në Prizren ekipin danez për duelin e fundit të këtyre kualifikimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here