Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e Ligës së Kombeve në fillim të shkurtit

0
215

Kombëtarja e Kosovës do t’i mësojë emrat e kundërshtarëve të Ligës së Kombeve të UEFA-s në pjesën e parë të shkurtit.Më saktësisht më 8 shkurt, “Dardanët” do të njihen me emrat e ekipeve me të cilët do të përfundojnë në të njëjtin grup.

Kjo garë do të nisë në pjesën e dytë të vitit, më saktësisht më 5 shtator, ndërsa në atë muaj Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje, e dy të tjera në tetor dhe dy në nëntor.Kosova është pjesë e Ligës C të Ligës së Kombeve, ndërsa ka përfunduar në vazon e dytë bashkë me Bullgarinë, Azebajxhanin e Ishujt Faro.

Kjo nënkupton se nuk mund të përfundojë në të njëjtin grup me to.Kundërshtarë më të vështirë mund të jenë Suedia e Rumania, që janë në vazon e parë, ku kanë përfunduar edhe Luksemburgu e Armenia.

Ndërkaq, vazoja e tretë përbëhet nga Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut e Qipro dhe njëra prej tyre mund t’i bie në grup Kosovës, njëjtë si Bjellorusia, Letonia, Estonia, Lituania e Gjibraltari, që gjenden në vazon e katërt./GE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here