Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar për vizitë në Shqipëri, ku është takuar homologun e tij, Taulant Balla, raporton Sinjali.
Përmes një njoftimi në Facebook, Balla njoftoi se kanë marrë vendim që pasuritë e konfiskuara të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.
“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë.”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F929468455236576%2F&show_text=false&width=560&t=0