Kosova dhe Shqipëria mund të përfundojnë në të njëjtin grup në kualifikimet e Kupës së Botës

0
113

Kosova dhe Shqipëria mund të përfundojnë në të njëjtin grup në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Më 13 dhjetor do të hidhet shorti për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm dhe njëri prej skenarëve mund të jetë edhe përballja vëllazërore mes dy vendeve.

Kjo mund të ndodhë nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë për momentin, shkruan “Gazeta Express”.

Në vazon e parë sigurisht do të jenë emrat si Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, më saktësisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.

Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe i përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.

Në të pestën janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Pra, nga secila vazo do të përfundojë në të njëjtin grup nga një Kombëtare.

E në këë rast, nga vaoja e tretë mund ta shohim Shqipërinë e nga e katërta Kosovën.

Natyrisht, do të ishte interesante t’i shohim duke u ballafaquar dy Kombëtaret shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here