“Kosova dhe Serbia fuçi baruti në Evropë”, deputeti gjerman: Gjermania dhe ShBA-ja në koordinim të ngushtë pas zhvillimeve të fundit

0
173

Ambasadori gjerman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andreas Michaelis, ka thënë se Gjermania dhe SHBA-ja janë duke bashkëpunuar ngushtë pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Derisa ka shpërndarë njoftimin e MPJ-së gjermane ku thuhet se është e rëndësishme që Serbia “pa vonesë t’i reduktojë trupat e saj afër kufirit me Kosovën”, Michaelis ka shkruar se Kosova dhe Serbia janë fuqi baruti në Evropë.

“Kosova/Serbia është një tjetër fuçi baruti në Evropë. Duhet të merret seriozisht rreziku. Koordinim shumë i ngushtë mes Gjermanisë dhe SHBA-së në ditët dhe orët e fundit. Absolutisht çelësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Serbia duhet të veprojë tani”, shkroi Michaelis.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate dje ka thënë se me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

Për këtë i menjëhershëm qe reagimi i BE-së. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.

Poashtu thirrje Serbisë i bëri edhe Gjermania. Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thanë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes dy shteteve.

Gjermania ka thënë se është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.

MPJ gjermane tutje ka shtuar se bashkë me partnerët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira./Reporteri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here