Kositja e barit qoftë për vetëm 11 minuta në ditë, ul shanset për vdekje të hershme

0
508

Prerja e barit nuk e lë vetëm kopshtin tuaj në gjendje të mirë – thjesht mund t’ju shpëtojë jetën.

Studiuesit pretendojnë se një në dhjetë vdekje të hershme mund të shmanget nëse njerëzit joaktivë kositnin lëndinë për 11 minuta në ditë, përcjell klankosova.tv.

Periudhat e shkurtra të ushtrimeve të moderuara si ecja e shpejtë, kërcimi, gjimnastika në ujë ose kopshtaria çdo ditë, mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Ekipi i Universitetit të Cambridge, tha se 75 minuta ushtrime të moderuara në javë – gjysma e sasisë së rekomanduar – mund të ulin rreziqet në krahasim me mungesën e ushtrimeve.

Ekspertët analizuan 196 artikuj kërkimor në lidhje me përfitimet shëndetësore të ushtrimeve që përfshijnë më shumë se 30 milionë të rritur.

Rreziku i vdekjes së hershme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit zvogëlohej sa më shumë që dikush ushtrohej.

Ekipi vlerësoi se një në dhjetë vdekje të hershme mund të parandalohej nëse njerëzit joaktivë bënin të paktën 75 minuta stërvitje të moderuar në javë.

Deri në 2.5 orë në javë redukton më tej rrezikun e një vdekjeje të hershme.

Megjithatë, më shumë se 2.5 orë dhanë vetëm përfitime të vogla shtesë, dhe kishte pak përfitim shtesë nga më shumë se pesë orë në javë.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar britanik, rekomandon të paktën 2.5 orë aktivitet të moderuar ose 75 minuta çdo javë.

Por Soren Brage, një nga autorët e studimit, i cili u botua në British Journal of Sports Medicine, tha: “Nëse je dikush që e sheh idenë e 2.5 orësh aktivitet në javë të frikshme, atëherë gjetjet tona duhet të jenë një lajm i mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here