Driton Selmanaj, kandidati për deputet nga LDK-ja, mori pjesë në tubimin zgjedhor të organizuar në Korishë, ku theksoi energjinë e jashtëzakonshme dhe mbështetjen e madhe që tregon qartë se ndryshimi po bëhet realitet.
Ai theksoi se prania e madhe në tubim ishte një dëshmi e fuqishme që Korisha ka thënë “PO” për LDK-në.
Gjatë këtij tubimi, kandidati për kryeministër i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, shpalosi programin për Prizrenin. Selmanaj shprehu mirënjohje për prezencën e madhe të banorëve të Korishës, Malsisë së Re dhe Lutogllavës, duke theksuar se ata janë pjesë e ndryshimit.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Korishë, je fantastike
Një energji e jashtëzakonshme nga Korisha dhe një mbështetje që tregon qartë se ndryshimi po bëhet realitet.
Prania e madhe në tubimin e sotëm në Korishë, tregon qartë dhe pastër që ndryshimi po ndodhë në secilin vend, edhe në Korishë. PO, Korisha i tha PO, LDK-së.
Në këtë tubim madhështorë, na nderoi me pjesmarrje edhe kandidati ynë për kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku, i cili shpalosi pikë për pikë programin e LDK-së për qytetin tonë Prizrenin.
Ne jemi NDRYSHIMI
Faleminderit për prezencën e madhe, njerëz të mirë të Korishës, Malsisë së Re dhe Lutogllavës.