Një kopje e rrallë e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e shtypur 237 vjet më parë, dërguar shteteve për ratifikim, po del në ankand të enjten në Karolinën e Veriut.
Shtëpia e ankandeve “Brunk” po shet kopjen – e vetmja e llojit të vet. Minimumi i ofertës prej 1 milion dollarë tashmë është bërë, raportoi AP.
Kopja u shtyp pasi Konventa Kushtetuese përfundoi hartimin e propozuar të qeverisjes së vitit 1787 dhe e dërgoi në Kongres duke kërkuar që t’u dërgohej shteteve për ratifikim.
Vetëm tetë njihen se ekzistojnë sot dhe shtatë të tjerat janë në pronësi të të tjerëve.
Bashkë me Kushtetutën është edhe një letër nga mbrapa nga George Washington që kërkon ratifikimin.