Buka është burimi kryesor i kripës për amerikanët. Këtë e bëri të ditur Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e cila publikoi një liste me ushqime që janë burim kripe.
Vetëm 44% e ushqimeve bazë furnizonin me kripë dietën e amerikanëve. Kripa është burimi primar i sodiumit që rrit tensionin e lartë.
Buka thanë ekspertët nuk është më e kripur se ushqimet e tjera por njerëzit janë të prirur ta konsumojnë bukën në sasi të mëdha.
Burim tjetër i kripës në organizëm janë mishi, sallamrat dhe picat. Sipas specialistëve kripa duhet të limitohet deri në një lugë çaji në ditë.














































