Konsumimi i mishit nuk është i nevojshëm për ndërtimin e muskujve

0
110

Një studim i ri tregon se dietat me bazë bimore dhe ato me bazë shtazore mbështesin në mënyrë të barabartë ndërtimin e muskujve gjatë stërvitjes me pesha, për sa kohë që marrja e proteinave është e mjaftueshme.

Studiuesit analizuan si reagon trupi ndaj një diete nëntëditore të kombinuar me stërvitje, duke u fokusuar në tri pyetje kryesore:

1 – A ndikon burimi i proteinës, bimor apo shtazor, në ndërtimin e muskujve?

2 – A ka rëndësi nëse proteina shpërndahet në mënyrë të barabartë gjatë ditës?

3 – A mjafton një sasi mesatare, por e përshtatshme, proteinash për të arritur rezultate?

Përgjigjja ishte: jo, në të tri rastet.

Studiuesi Nicholas Burd nga Universiteti i Illinois-it tha se për një kohë të gjatë është besuar se proteinat shtazore janë më të mira për ndërtimin e muskujve. Kjo ide vinte nga studime më të vjetra që analizonin efektin e vetëm një vakti. Por ky studim tregon se, në praktikë, një dietë e ekuilibruar vegane është po aq efektive sa një dietë me mish.

Në studimin e ri, 40 të rritur aktivë fizikisht (mosha 20-40 vjeç) u ushqyen me dieta të kontrolluara, vegane ose të përziera, për nëntë ditë. Dieta vegane u krijua që të përmbante të gjitha aminoacidet e nevojshme. Pjesëmarrësit ushqeheshin në mënyrë të barabartë ose të shpërndarë në disa vakte me proteina gjatë ditës.

Të gjithë bënin ushtrime të rregullta dhe mbanin pajisje për të matur aktivitetin fizik. Për të ndjekur ndërtimin e proteinave muskulore në kohë reale, ata pinin ujë të “rënduar” me deuter, që lejonte gjurmimin e aminoacideve në muskuj përmes biopsive.

Rezultatet treguan se nuk kishte dallim në ndërtimin e muskujve midis atyre që hanin ushqim vegjetarian dhe atyre që hanin mish. Po ashtu, mënyra si përhapej proteina gjatë ditës nuk kishte ndonjë ndikim.

“E vetmja gjë që ka rëndësi është që pas stërvitjes të marrësh mjaftueshëm proteina cilësore,” tha Burd. “Nuk ka rëndësi nëse vjen nga mishi apo bimët, për sa kohë që dieta është e ekuilibruar dhe përmban aminoacidet e nevojshme.” / Scitech Daily

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here