Xiaomi, pasi ka treguar në fushën e telefonisë që konkuron me më të mirët, ka prezantuar makinën e saj të parë.
Bëhet fjalë për SU7, që ka për qëllim të konkurojë Teslën, për të marrë kurorën e “Mbretit” të makinave elektrike.
Kjo makinë do të ketë nga 299 deri në 670 kuaj fuqi, ndërsa versioni më i përparuar i saj do të ketë një autonomi deri në 800 km. Me 15 minuta karikim, mund të përshkosh rreth 500 km, shkruan A2CNN.
Gjatësia e kësaj makine do të jetë 5 metra, duke hyrë kështu te makinat që konsiderohen të mëdha.