Kandidati për deputet nga partia GUXO, i cili është në listën e LVV-së, Haxhi Avdyli, shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, për vlerësimin dhe mbështetjen.
“Kur jemi te doktorët, Haxhi Avdyli është i pakrahasueshëm”, tha Konjufca para të pranishmëve.
“Faleminderit qytetarëve të lagjes Kurilla për përkrahjen” u shpreh Avdyli, duke premtuar angazhimin e tij për të përfaqësuar interesat e qytetarëve me përkushtim dhe integritet.
Postimi i plotë i Avdylit:
Faleminderit kryetar i Kuvendit Glauk Konjufca, për vlerësimin.
Faleminderit qytetarëve të lagjes Kurilla për përkrahjen.