Më 21 tetor, u bë një vit prej se përfaqësuesit e Pesëshes së Madhe – Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Italia – u prezantuan Kosovës dhe Serbisë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili duhet ta zgjidhë çështjen e pozitës së komunitetit serb në Kosovë dhe t’i mbrojë të drejtat e tyre.
Për këtë çështje, u deklarua sot kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e quajti diskriminuese qasjen e Bashkimit Evropian sa i përket draftit të Asociacionit.
Konjufca tha se s’mundet BE-ja me propozu draft, sepse kështu ia ‘grabitë’ siç tha ai një kompetencë Kosovës.
“Unë do ta quaja qasje diskriminuese të Bashkimit Evropian dhe mohim të shtetësisë së Kosovës. Kur kryeministri ka thënë e kemi pranuar, ka thënë e kemi pranuar për shqyrtim. Por, ne do të insistojmë deri në fund për të drejtën e Kosovës, me propozu një draft të Asociacionit, të cilin kurrkush s’mundet me ia marrë. S’mundet me na marrë BE-ja këtë të drejtë vetëm pse është e fortë, e fuqishme edhe pse mundet me na kushtëzu, apo me na vendosë masa” – tha Konjufca, raporton Sinjali.