Konjufca: Mendimi im dhe i kryeministrit është se Ivanoviqi është kriminel

0
189

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se video-mesazhi i kryeministrit Albin Kurti në pesë-vjetorin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe të Kurtit për Ivanoviqin.

Konjufca ka përsëritur se Ivanoniqi është kualifikuar si kriminel nga drejtësia në Kosovës, dhe si i tillë konsiderohet edhe nga ai, edhe nga Kurti.

“Mendimi im edhe i kryeministrit është i njëjti. Ai që ka qenë gjithmonë. Nuk mund ta ndryshojë biografinë politike të tij, të gjitha dëmet që i janë shkaktuar popullit tonë është evidente. Ai është dënuar. E kemi quajtur haptas me emrin që i përket një njeriu që përbën veprime të tilla. Është kualifikuar me kategorinë e kriminelit. Ky është edhe mendimi jonë. Po po, kriminel, pa kurrfarë dyshimi. Ne e kemi thënë më përpara se sa ta vendoste gjyqësia këtë çështje. Nuk po kuptoj pse po humbim kohë për këtë”, ka thënë Konjufca para deputetëve të enjten.

Video-mesazhin e Kurtit, Konjufca e arsyetoi duke thënë se kryeministri është përpjekur të thotë se ai njeri është vrarë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here