Konjufca: Liria e Kosovës erdhi sepse kishte çlirimtarë si Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

0
91

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te varret e heronjve të kombit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në 35-vjetorin e rënies heroike.

Konjufca tha se liria e Kosovës erdhi sepse kishte çlirimtarë si Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, e që sipas tij, porosia e tyre ishte që më mirë të vdiset me armë në dorë kundër okupatorit serb, sesa të jetohet në robëri.

“Ata jo vetëm që ishin çlirimtarë e luftëtarë, por ishin edhe intelektualë të mëdhenj. Veprat e tyre, shkrimet e tyre, mendimi i tyre politik na frymëzon edhe sot e kësaj dite sepse është mendim politik çlirimtar, është mendim politik i vetëdijes së lirisë”.

“Ata përmes sakrificës së tyre sublime, duke e dhënë edhe jetën për atdhe, u bënë edhe trashëgimi sepse amanetin e lanë për çlirimtarët e ardhshëm. Ata duke e dhënë shembullin e tyre ideal përmes dhënies së jetës, u bënë pararendës të vërtetë të UÇK-së”, tha Konjufca.

Tutje, ai tha se Zhitia e Fazliu do të kujtohen e nderohen gjithmonë edhe prej institucioneve, por mbi të gjitha, prej popullit të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here