Kongresisti amerikan pyet sekretarin Blinken: Pse hesht për provokimet e Serbisë?

0
255
U.S. Secretary of State Antony Blinken delivers a speech during a visit at the Romanian Athenaeum in Bucharest, Romania, on November 29, 2022. - Blinken attends the meeting of NATO Ministers of Foreign Affairs in the Romanian capital. (Photo by Vadim Ghirda / POOL / AFP) (Photo by VADIM GHIRDA/POOL/AFP via Getty Images)

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka reaguar pas situatës së krijuar dje në veri të Kosovës, ku si pasojë e protestave të dhunshme, u lënduan 25 pjesëtarë të NATO-s.

Torres ka thënë se ata pjesëtarë u plagosën nga përfaqësuesit e qeverisë serbe teksa ka pyetur sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken “pse po dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën dhe po hesht ndaj provokimeve të Serbisë.

“25 pjesëtarë të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”- ka shkruar Torres në Twtter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here