Policia e Kosovës ka realizuar dje një aksion në Prevallë.Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie.
Poashtu në të njëjtin vend janë gjetur edhe 430 fishekë, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.