Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Zvicra ndodhen në grupin I së bashku me Kosovë, Izraelin, Rumaninë, Andorra dhe Bjellorusinë.
Në muajin mars zhvillohen dy ndeshje në kuadër të fazës para-kualifikuese për në Euro 2024.
Zvicra zhvillon ndeshjen ndaj Bjellorusisë më 25 mars dhe ndaj Izraelit, më 28 mars.
Kombëtarja zvicerane ndeshjen ndaj Bjellorusisë e zhvillon në Novi Pazar të Serbisë, andaj Graniti dhe Shaqiri me shokë mund të festojnë me shqiponjë në mesin e serbëve.
Shaqiri e Xhaka janë të urryer nga serbët, të cilët i mposhtën në dy Botërorët e fundit, në Rusi dhe në Katar.
https://twitter.com/nati_sfv_asf/status/1636300019689979906/photo/1