Konfirmohet nga Qeveria, Kurti nuk merr pjesë në drekën joformale në Tiranë

0
209

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në takimin joformal mes liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ku i ftuar është edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

Kryeziu ka thënë se Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama që nuk do të marrë pjesë në këtë takim, pasi muaj më parë ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë në Kretë të Greqisë, e që paneli për Ballkanin Perëndimor është të njëjtën kohë kur është caktuar edhe takimi në Tiranë.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, ka shkruar ai.

Kryeziu ka thënë se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet më 16 tetor në Tiranë.

“ Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, ka shkruar Kryeziu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here