Konfirmohet lajmi i Gazetës 10, Escobar takon opozitën në ora 18:00

0
163

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sonte  duke fillua nga ora 18:00 do të zhvillojë takim me partitë opozitare në Kosovë, kurse nesër do të takohet me Kryeministrin e Kosobës, Albin Kurti, raporton Gazeta 10.

Siç meson Gazeta 10, takimi do të zhvillohet në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovienier.

Vizita e Escobar në Kosovë vjen dy ditë para takimit të radhës Kurti-Vuçiq që do të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Escobar para nisjes për në Kosovë, sot ka zhvilluar takime në Serbi në përpjekje për të bindur palën serbe për të pranuar planin evropian. / Gazeta10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here