Komuna e Prizrenit ka paguar 124.926 euro për përfaqësim ligjor, ndonëse paguan edhe zyrtarë komunalë për këtë detyrë, thuhet në një raport të Democracy Pluys.
Në vitet 2020 dhe 2021, Prizreni kishte lidhur tri kontrata me operatorin e njëjtë ekonomik.
Në vitin 2020 kishte paguar për 6 muaj 16.364 euro, ndërsa më pas nënshkroi kontratë të re këtë vit në vlerë 62.294 euro, për periudhë njëvjeçare.
Në vitin 2021 nënshkroi një kontratë të re njëvjeçare me vlerë 46.303 euro.
“Gjithashtu, Komuna e Prizrenit ka të ndarë zyrën për përfaqësim të komunës e cila ka për obligim përfaqësimin e komunës”, thuhet në raportin e D+. /Koha