Komuna e Prizrenit merr vendim për kompensim për kryetarët e këshillave lokalë

0
210

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar një vendim për lejimin e mjeteve financiare për kompensimin e kryetarëve të këshillave lokalë në fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane në territorin e komunës, shkruan 04 Online.

Sipas vendimit, kompensimi financiar do të jepet për pjesëmarrjen në deri në gjashtë takime të këshillave gjatë një viti kalendarik. Shuma që do të ndahet për këto kompensime do të sigurohet nga buxheti i komunës, konkretisht nga pozicioni “mallra dhe shërbime”.

Vendimi gjithashtu përcakton që kompensimi do të jetë ekuivalent me atë të anëtarëve të komiteteve obligative të komunës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here