Kandidati për deputet nga AAK-ja, Hamdi Komoni, ka vlerësuar rolin e grave të Deçanit në një takim të organizuar nga gratë e këtij subjekti politik, ku morën pjesë edhe Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj.
Ai theksoi se gratë janë shtylla e familjes, shoqërisë dhe Aleancës, duke falënderuar ato për përkushtimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.
Postimi i plotë:
Gratë e Deçanit – zemra e familjes, forca e Kosovës dhe shtylla e Aleancës!
Në çdo betejë për liri, drejtësi dhe zhvillim, gratë kanë qenë krah për krah, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në familje, por edhe në politikë e vendimmarrje. Sot, ato vazhdojnë të jenë jo vetëm shtylla e Aleancës në Deçan por në të gjithë Kosovën, duke dëshmuar përkushtimin dhe forcën që e çon përpara këtë vend.
Faleminderit znj. Vlora Ramosaj dhe të gjitha gratë e Deçanit për angazhimin dhe organizimin e shkëlqyer! Së bashku me kryetarin z. Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, ishte kënaqësi t’ju takonim dhe të vlerësonim rolin tuaj të jashtëzakonshëm në shoqëri!
Me AAK 137 dhe me mua, Hamdi Komoni 51, më 9 shkurt, bashkë e bëjmë Kosovën fituese!
Rroftë gruaja shqiptare, rroftë Kosova!