Kandidati për deputet nga AAK, Hamdi Komoni – Loki, zhvilloi një bashkëbisedim me artistët e Deçanit, duke vlerësuar kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai shprehu respekt për brezin e ri të artistëve dhe premtoi përkushtim të vazhdueshëm për artin dhe kulturën. “Së bashku do të bëjmë punë të mëdha,” u shpreh ai, duke falënderuar për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Bashkëbisedim me artistët e Deçanit – ata që kurrë nuk iu ndanë kombit, as në kohërat më të vështira para luftës, duke dhënë kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Respekt për artistët e rinj, të cilët po vazhdojnë këtë rrugë me pasion dhe përkushtim. Ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej kurrë! Së bashku do të bëjmë punë të mëdha për artin dhe kulturën tonë.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj!