Pas krijimit të institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, ku do të shqyrtohet një prej projektligjeve kyçe, ai për Planin e Rritjes me Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00. Komisioni do të diskutojë Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për aranzhimet e zbatimit të përkrahjes për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje”.
Miratimi i këtij projektligji është shtyrë për shkak të një bllokade politike njëvjeçare, ndërkohë që Kosova pritet të marrë 882 milionë euro nga kjo marrëveshje me BE-në.














































