Komisionerët e njëjtë, dy zgjedhje nën hije: a u manipulua vota edhe më 12 tetor?

0
63

Nëse në zgjedhjet lokale të 12 tetorit kanë shërbyer të njëjtët komisionerë si në zgjedhjet e 28 dhjetorit, dhe në këto të fundit tashmë është dëshmuar dhe dokumentuar manipulimi masiv i votës, atëherë nuk ekziston asnjë arsye serioze për të besuar se e njëjta dukuri nuk ka ndodhur edhe më 12 tetor.

Kjo nuk është çështje partie.

Kjo është çështje e dinjitetit qytetar dhe e mbrojtjes së votës së lirë.

U bëj thirrje të gjithë kandidatëve për asamble, pa dallim subjekti politik, si dhe të gjithë qytetarëve që kanë dyshime të arsyeshme se vota e tyre është manipuluar, të më kontaktojnë. Le t’i mbledhim dhe dokumentojmë faktet, me shpresën që Prokuroria të urdhërojë hapjen dhe verifikimin edhe të kutive të zgjedhjeve lokale.

Shkruan: Blerim SARAMATI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here