Kombinime të pazakonta ngjyrash që e bëjnë veshjen të duket më e shtrenjtë

0
949

Guxoni të kombinoni dy tonalitete më të theksuara dhe të dukeni po aq të sofistikuara.

Ne dukemi gjithmonë elegante nëse vishemi me të njëjtin ton, ose nëse kombinojmë nuancat e së bardhës, bezhës dhe kafes. Por këto kombinime të provuara të ngjyrave neutrale ndonjëherë janë të mërzitshme!

Guxoni të kombinoni dy tonalitete të theksuara dhe të dukeni po aq të sofistikuara. Këto janë ide të mira për kombinime ngjyrash, transmeton Telegrafi.

Shumë rregulla për kombinimin e ngjyrave janë të vjetruara dhe nuk kanë gjithmonë kuptim – gjë që e bën edhe më të vështirë gjetjen e kombinimeve të duhura.

Të gjitha kemi dëgjuar se ngjyra rozë dhe jeshile nuk duhet të kombinohen kurrë, si dhe bluja dhe e zeza – dhe tendencat e fundit na kanë treguar se këto kombinime mund të funksionojnë ende.

Zakonisht e kuptoni kur vishni një kombinim fitues të ngjyrave, por mund të jetë e vështirë të mbani mend kur visheni me nxitim në mëngjes.

Prandaj ju sugjerojmë disa kombinime që mund të mos i mbani në mend menjëherë, por që duken luksoze, të sofistikuara dhe të freskëta.

Jo të gjitha janë të guximshme dhe maksimaliste, disa janë mjaft të thjeshta dhe me siguri i keni tashmë në dollap.

Kafe + e kuqe

Blu marine + e verdhë limoni

Blu + kafe

Vjollcë + jeshile

Portokalli + gri

E zezë + jeshile

Portokalli + jeshile

Vjollcë + bardh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here