Përhapja e zjarrit në parkun nacional të Prevallës ka mobilizuar të gjitha institucionet në shuarjen e tij.
Ndonëse janë shkaktuar shumë dëme në pyje, deri më tani nuk është shfaqur ndonjë rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve të asaj zone.
Në ndihmë ekipeve të zjarrfikësve dhe vullnetarëve për shuarjen e zjarrjeve ka dal edhe Komandanti i Policisë në Prizren, Nexhdet Mrasori.
I veshur me uniformë, Mrasori i është përveshur punës për të dhënë kontributin e tij në shuarjen e zjarrit.
Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, ekipeve të zjarrfikësve ju kanë bashkuar edhe ekipe nga Gjakova, Ferizaj e Prishtina./04 Online